Policia e Kufirit dhe Migracionit ka vënë në pranga dy persona të cilët kanë kaluar në mënyrë të jashtëligjshme kufirin shqiptaro-grek dhe gjatë kontrollit që iu është bërë iu është gjetur një armë dhe disa mallra.
Sipas policisë, në pranga kanë rënë Dhurim Doksani, 31 vjeç dhe Klodjan Kurti 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e patrullës së Kufirit, në afërsi të Piramidës nr 28, mbi Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, duke kaluar kufirin nga jashtë-brenda territorit tonë, në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrollit të bagazheve të tyre, në brendësi të valixhes që zotëronin, midis sendeve të tjera personale, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
Një armë gjahu e çmontuar, tre fishekë, si edhe disa pajisje të ndryshme të cilat këta shtetas, po i futnin kontrabandë në vendin tonë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com