KORCE - Një 44 vjeçar me detyrë truprojë në një kompani lojërash fati “Admiral” është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Korçës pasi ka vjedhur 229000 lekë nga kasaforta e kompanisë në fjalë.

Në prangat e policisë ka rënë Armandro Mandra  44 vjeç banues në lagjen 4, në Korçë. Sipas policisë, arrestimi i 44 vjeçarit është bërë pas kallëzimit të bërë nga përgjegjësi i sigurisë i lojërave të fatit të kësaj kompanie.

Sipas tij, Mandra, me detyrë truprojë në këtë kompani, ka vjedhur shumën e sipërpërmendur nga kasaforta. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)