Korçë, Kisha e Shën Ristozit
drejt degradimit, apel për ndërhyrje

Korçë, Kisha e Shën Ristozit<br />drejt degradimit, apel për ndërhyrje
KORÇË - Kisha e Shën Ristozit në fshatin Mborje, një monument kulture i kategorisë së parë po shkon drejt degradimit. E ndodhur vetëm 4 kilometra larg qytetit të Korçës është lënë jashtë vëmendjes nga instancat përkatëse edhe pse është një nga monumentet më të vjetra të këtij qarku.
 
Ky fakt pohohet edhe nga drejtori i Monumenteve të kulturës Gjergji Koki sipas së cilit ndërhyrja në këtë monument është emergjente.
 
Teksa thekson se aktualisht është duke u hartuar një projekt për restaurimin e pjesës së kupolës dhe pjesës murale ai shton se edhe këtë vit është e pamundur ndërhyrja për shkak të stinës së dimrit çka tregon se afresket mbeten në mëshirë të fatit nëse do rezistojnë nga lagështia apo jo.
 
Ndërhyrja emergjente konfirmohet edhe nga mirëmbajtësi i kishës i cili kujdeset çdo ditë ndërsa tregon së afresket po dëmtohen çdo ditë nga lagështia dhe askush nuk ka vënë dorë për mbrojtjen e tyre.
 
Kisha e Shën Ristozit është monumenti i dytë në Ballkan më i vjetër ndërsa sot ai po shkon drejt rrënimit duke humbur një vlerë kulturore të rrallë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje