Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Korçë.

Erjon Hëna, 35 vjeç dhe Gëzim Kupe, 32 vjeç janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se në lagjen 10 në Korçë kanë kryer rilidhje të energjisë elektrike, në mënyrë të paligjshme, për llogari të një televizioni kabllor.
 
Sipas policisë të dy këta persona punonin si elektriçist dhe operator për këtë televizion.
 
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: "Vjedhja e energjisë elektrike". 

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Erjon Hëna, 35 vjeç, banues në fshatin Vloçisht-Maliq dhe

Gëzim Kupe, 32 vjeç, banues në Vashtëmi-Maliq.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 29.07.2017, këta shtetas në lagjen nr 10 në Korçë, dyshohet se kanë kryer rilidhje të energjisë elektrike, në mënyrë të paligjshme, për llogari të një televizioni kabllor, tek i cili këta shtetas punonin respektivisht si elektriçist dhe operator.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: "Vjedhja e energjisë elektrike" parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com