KORÇË - Seanca gjyqësore në ngarkim të 21 gardianëve të burgut të Drenovës, të arrestuar në bazë të urdhërit të Prokurorisë së Përgjigjshme do të zhvillohet ditën e nesërme dhe do të jenë 3 gjyqtarë që do japin masat ndaj tyre.
Sipas burimeve nga Gjykata e rrethit të Korçës, tre gjyqtarët janë Luljeta Kola, Maksi Qirjazi dhe Besnik Shehu. Luljeta Kola e cila është gjyqtare e gatshme, do të ketë ndihmën edhe të dy gjyqtarëve për shkak të numri të madh të personave që janë ndaluar. 21 gardianët e burgut të sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, u ndaluan ditën e djeshme.
Gjykata e Korçës është ende në pritje të kërkesave nga prokuroria e rrethit. Deri tani, prokuroria është duke mbledhur provat ndaj gardianëve dhe nesër do ti paraqesë ato para gjykatës në ngarkim të të ndaluarve.
Prokuroria e Përgjigjshme bëri arrestimin e 21 garadinëve të burgut të Drenovës natën e 23 nëntor 2013, kur u arratisën 7 të dënuarit. Deri më tani ata akuzohen për “shpërdorimit të detyrës”.
Redaksia online
(lxh/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com