KORCE- Një konflikt i çastit është bërë shkak i një pengmarrje në qytetin e Korçës. Dy shtetas me banim në fshatin Çiflig në Korçë, Voltan Piperi, 39 vjeç, dhe Sotir Cico, 36 vjeç, janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës pasi kanë marrë peng 31-vjeçarin me inicialet P.N, banues në fshatin Goricë.
Sipas njoftimit të Policisë së Korçës, Piperi dhe Cico morën peng 31-vjeçarin në automjetin tip “Nissan”, me targë AA 183 CS, duke e çuar në periferi të qytetit dhe më pas e kanë dhunuar.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë Korçe, për procedim të mëtejshëm penal, ndërsa Piperi dhe Cico akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com