KORCE- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Porodinë-Velçan në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ku 37-vjeçari, M. Duro nga fshati Podorinë ka rënë nga ura me motorin me të cilin udhëtonte.

Si pasojë e rrëzimit, 37-vjeçari ka humbur menjëherë jetën, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Korçës.

Rruga e fshatit Porodinë ka mungesë të theksuar ndriçimi dhe të sinjalistikës.

Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)