KORCE- Mungesa e sinjalistikës rrugore dhe tabelave orientuese është kthyer në një burim aksidentesh në akset nacionale për qarkun e Korçës. Në shumicën e rasteve ato grabiten nga persona të papërgjegjshëm për t’i tregtuar më pas për skrap, si dhe hiqen edhe nga fermerët të cilat hapin rrugën për të hyrë në tokat e tyre bujqësore.
Aksi Korçë-Kapshticë mbetet një nga akset më problematike pasi sinjalistika lë për të dëshiruar, ndërsa aksidentet e ndodhura në këtë rrugë nacionale kanë qënë të larta dhe me pasojë vdekjen.
Ndërkohë edhe pse ky shqetësim është ngritur disa herë në organet kompetente, deri tani nuk është marrë asnjë masë për vendosjen e tabelave orientuese apo të sinjalistikës së nevojshme në anë të rrugës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com