Rreth 3 ton libra të bibliotekës "Thimi Mitko" në qytetin e Korçës pritet të shiten në ankand nga bashkia e qytetit. Janë qindra libra që i përkasin viteve 1950-1960 të cilët për shkak të dëmtimit fizik janë shpallur të pavlerë për të qëndruar në arkivin e bibliotekës së qytetit.

Sipas drejtoreshës Zamira Kita librat me përmbajtje të ndryshme tashmë nuk përmbajnë asnjë vlerë pasi janë mjete të konsumuara ndaj është menduar që të nxirren në ankand për ti shitur ata tek të interesuarit. Ndërkaq Kita shton se me të ardhurat që do të sigurohen sado të vogla të jenë do të pasurohet biblioteka me tituj të ri librash.

Nxjerrja e qindra librave në ankand ka qënë një nga pikat e rendit të ditës edhe në mbledhjen e këshillit bashkiak e cila e ka shtyrë në mbledhjen e radhës pasi nuk është bërë inventarizimi i plotë i tyre.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)