KORCE-Trupat e pajetë të dy vogëlushëve që u vranë nga babai i tyre mëngjesin e djeshëm janë përcjellë për në banesën e fundit.
Mes lotëve, familjarët e shumtë kanë përkëdhelur arkivolet e vegjël për t'i nxjerrë më pas nga banesa e për t'u drejtuar varrezave të Korçës. Vasil dhe Jorgen Toshi 4 dhe 7 vjeç janë mbytur me tel nga babai i tyre, ky i fundit më pas ka vrarë veten.
Mësohet se nëna e dy fëmijëve të vegjël, Marsela Toshi nuk është lejuar të jetë e pranishme gjatë varrimit për të shmangur incidentët e mundshme mes saj dhe të të afërmve të Naum Toshit.
Kanë qenë familjarët e 24- vjeçares ata që kanë kërkuar mos lejimin e saj në varrim. Madje kanë qenë po familjarët ata që i kanë kërkuar policisë lokale ta mbajnë në mjediset e komisariatit deri në përfundimin e ceremonisë mortore.
Ndërkaq gjyshi i 7-vjeçarit sëbashku me xhaxhain janë lejuar nga familjarët e autorit për të marrë pjesë në varrimin e tij. Bashkë me arkivolet e vegjët, është përcjellë për në banesën e fundit dhe babi i cili u mori jetën.
Po sot policia ka nisur procedimin penal ndaj Marsela Toshit, nënës së dy fëmijeve të cilët humbën jetën në ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës.
[gallery]20031[/gallery]
/Shqiptarja.com

FOTO