Korçë, Peleshi e Beqaj me romët:Do
të pajiseni me librezë shëndetësore

Korçë, Peleshi e Beqaj me romët:Do<br />të pajiseni me librezë shëndetësore
KORCE- Zëvendës kryeministri Niko Peleshi dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj janë takuar sot me komunitetin rom në qytetin e Korçës. Peleshi dhe Beqaj janë njohur me problematikat me të cilat përballet çdo ditë ky komunitet, ndërsa kanë ofruar mbështetje dhe më shumë përkrahje.

“Unë jam miku tuaj. Ne i prekim problemet tuaja nga afër. Jam i kënaqur që erdhi kjo ditë, që ne nuk jemi në opozitë. Tani kemi mundësi t’i realizojmë projektet e bashkisë me mbështetjen e plotë të qeverisë”, u shpreh zëvendës kryeministri Peleshi.

Ndërkaq, ministri Beqaj është ndalur tek ofrimi i shërbimit shëndetësor për këtë komunitet.

“Do të pajiseni me librezën e shëndetësisë. Do të bëjmë kontroll në spital falas, do trajtojmë fëmijët për shëndetin e gojës, si dhe do të pajisim spitalet me pajisje të reja të dhuruara nga qeveria italiane”, tha Beqaj.
 
Ndërsa kandidati i PS-LSI për kreun e Bashkisë Korçë, për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen në 3 nënton, Sotiraq Filo, tha se “do të mbështes komunitet tuaj në arsim, punësim, strehim”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë

Euro 2024/ Kërkohet bileta e dytë e çerekfinaleve, titullarët e Gjermani - Danimarkë