Korçë, pezullohet vendimi i
arrestimit të Naum Dishos

Korçë, pezullohet vendimi i<br />arrestimit të Naum Dishos
KORCE- Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës pezullon ekzekutimin e vendimit për arrestimin e kreut të Omonias të qarkut të Korçës. Tre ditë më parë Naum Disho u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit për akuzën e dhunimit të varreve në Boboshticë të Korçës.

Gjykata e Shkallës së Parë e Korcës mori sot në shqyrtim kërkesën e avokatit mbrojtës për pezullimin e ekzekutimit të vendimit për arrestimin e tij.
Mbrojtja kërkoi pezullimin e vendimit deri në përfundim të procesit gjyqësor në Gjykatën e Lartë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga Gjykata, e cila ka vendosur pezullim të përkohshëm deri më 25 janar. Brenda këtij afati do të jetë Gjykata e Apelit që do të marrë në shqyrtim kërkesën e mbrojtjes dhe më pas do të vendosë nëse duhet arrestuar Naum Disho apo duhet pritur përfundimi i Gjykimit dhe në shkallën e fundit të gjyqësorit, atë të Gjykatës së Lartë.

Ndërkohë që konfirmohet se Naum Disho nuk është larguar drejt Greqisë por ndodhet në shtëpi. Kjo konfirmohet dhe nga autorietet e policisë kufitare dhe nga vetë policia e cila ka bërë verifikimet e duhura.

Në tetor të 2010 fshatarët denoncuan dhunimin e varrezave, brenda territorit të kishës së “Shën Mërisë” dhe ngritjen e një memoriali grekë me pretendimin se aty ishin varrosur 2 ushtarë grekë, të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve 40. Sipas banorëve nuk ka pasur asnjë ushtar grek të varrosur, vetëm eshtrat e të parëve të tyre, 150 vjet më parë.  Mbi varre u ngrit një platformë betoni dhe u ngritën shkallë mes për mes varrezave, si dhe memorial për nder të ushtarëve grekë.Gjatë betonizimit, të varrezave për të krijuar memorialin, punëtorët nxorrën jashtë dhe eshtra. Më 10 janar Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës për Dishon, ndërsa dha liri me kusht për dy punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi.
sg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson