KORCE- Dy persona të komunitetit romë kanë mbetur të plagosur me armë pas një konflikti me një të afërmin e tyre në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmbec të rrethit të Korçës, dhe ka pasur si motiv një konflikt pronësie.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacion.

Policia e mbërritur në vendngjarje arrestoi autorin e plagosjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)