KORÇË - Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec me pasojë tre të plagosur në gjendje të rëndë.
 
Aksidenti ka ndodhur në orë të vona në fshatin Sovjan, si pasojë e përplasjes së dy furgonëve; një pasagjerësh dhe një mallrash.
 
Furgoni i pasagjerëve me targën KO 763 A, ndërsa ai i mallrave me targën TR 8185 A.
 
Deri tani mësohet identiteti vetëm i njërit prej të plagosurve; Viktor Shabanllari, 52 vjeç, nga Pogradeci. Ndërsa të tre të plagosurit janë çuar në spital.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)