Korçë, PS nis debatin për
kryetarin e ri të FFRESSH

Korçë, PS nis debatin për<br />kryetarin e ri të FFRESSH
KORÇË - Kryesia e Partisë Socialiste ka përzgjedhur 6 kandidatë për të garuar për të marrë kryesimin e të rinjve eurosocialistë. Gara ka startuar në qytetin e Korçës. Të gjashtë kandidatët kanë prezantuar në qytetin e Korçës platformat e tyre. Formati i këtyre debateve mes kandidatëve përmban pyetje përgjigje të kandidatëve me njëri tjetrin për pika të platformës për drejtimin e FRESSH të konceptuar nga secili prej tyre.

Juxhin Çela: “Do t’i kthej vlerat që gjithësecili ka në motorrin e këtij forumi. Duke vlerësuar çdo anëtar dhe jo duke e vlerësuar atë thjesht si numerikisht të vlefshëm në çdo takim. Unë nuk dua një FRESSH vetëm me numra, por një FRESSH me të rinj të motivuar dhe aktiv”, tha Juxhin Çela
“Ju të gjithëve do ju jap fjalën, të cilën sigurisht do e mbaj. Do vazhdoj të punoj me të gjitha forcat së bashku me të gjithë ju, që ky forum të forcohet edhe më tej për t’u bërë një front edhe më i madh rinor, dinjitoz, progresist, opozitar, demokratik në çdo qelizë të mjedisit shqiptar”, deklaroi Elisa Spiropali.

Garuesit në podium u janë përgjigjur edhe pyetjeve nga të rinjtë korçarë që kishin mbushur plot sallën e teatrit Andon Zako Çajupi të Korçës. Në Korçë bashkë të rinjtë në sallë për të ndjekur debatin e kandidatëve të FRESSH ishte dhe Kryetari i PS Edi Rama.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi