KORÇË - Është zënë për një vajzë në Facebook e më pas jashtë një pike interneti ka qëlluar drejt rivalit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.7 të qytetit të Korçës rreth orës 13:00, ku E. Pengu, 20 vjeç ka qëlluar me armë drejt Marjus Hajderlliu, 22 vjeç me armë zjarri, tip pistoletë.

Të dy protagonistët e ngjarjes janë edhe banorë të qytetit të Korçës.

Plumbi fatmirësisht ka prekur dhe dëmtuar vetëm xhamin e një automjeti dhe jo në njerëz. 

Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e të shtënave me armë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)