Në rrethin e Korçës, procesi mësimor ka nisur me vonesë për shkak të kushteve të vështira të motit. Në disa fshatra të thella ka patur më tepër vështirësi, si pasojë e reshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë mbrëmjes së djeshme, pasi janë bllokuar rrugët, duke bërë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.
Drejtori i DAR Korçë, Kristaq Grabocka, u shpreh se :" Kemi hasur vështirësi në periferi dhe malësi por problematika ka pasur edhe në fushë- Sheqeras, Veshtas dhe Orman kushtet e vështira të motit bënë që mësimi të nisë me vonesë. Jemi duke ndjekur hap pas hapi procesin mësimor dhe nëse do të ketë probleme të tjera do të vendosim nëse do të shkurtojmë orët mësimore apo do të ndërpresim mesimin sipas rasteve që do të paraqiten.
Problemet më të mëdha janë në zonën e Mokrës ku rrugët janë të bllokuara si pasojë e reshjeve të borës. Problematika të vogla ka edhe në zonën e Devollit kryesisht në Arrzë dhe Vishocicë. Pavarësisht problemeve dua të theksoj se lënda djegëse nuk mungon në asnjë prej shkollave të qarkut. Le të shpresojmë që moti do të ndryshojë në ditët në vijim, por ne jemi të hapur dhe fleksibël se atje ku cënohet procesi mësimor ta ndërpresim dhe ta vazhdojmë në ditët kur kushtet do të jenë më të favorshme", tha Kristaq Grabocka.
/Shqiptarja.com

a.m/Shqiptarja.com