KORÇE - Rritet kostoja e prodhimit për fermerët e komunave Libonik dhe Bulgarec, prodhimet e të cilëve u shkatërruan vetëm dy javë më parë nga një breshër i pazakontë. Në pritje dhe me shpresën e marrjes së dëmshpërblimit, tashmë këta fermerë kanë nisur t’i mbjellin tokat nga e para. Ndërkohë që, siç e pohojnë dhe vetë ata nuk kanë të garantuar as tregun e shitjes, ç’ka vështirëson edhe më tej situatën e tyre ekonomike.
Ndërsa i tremben fenomeneve të tilla natyrore që ju çoj dëm punën, fermerët e këtyre zonave kanë nisur të kultivojnë tokat për të dytën herë brenda vitit, duke shpenzuar sërish, me shpresën për të fituar diçka.
Pasi, siç e pohojnë dhe vetë ata, të ardhurat kryesore mbështeten të bujqësia. Breshëri i dy javëve më parë që përfshiu komunat Bulgarec dhe Libonik shkatërroi rreth 1500 ha tokë të mbjellë me prodhime bujqësore, prej të cilave 500 ha grurë, si dhe dëmtime të tjera blegtorale dhe në pemëtari. Ndërkohë, sipas Drejtorisë e Bujqësisë, tashmë ka nisur vlerësimi i dëmit por nuk dihet ende se kurë do të fillojë dëmshpërblimi.
(bd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com