Korçë, sekuestrohen 5 kg heroinë
në pranga të policisë 6 persona

Korçë, sekuestrohen 5 kg heroinë<br />në pranga të policisë 6 persona
KORCE - Një aksion i përbashkët i Drejtorisë së Forcave të Policisë Operacionale dhe policisë së Korçës kanë bërë të mundur sekuestrimin e 5 kg heroinë si dhe arrestimin e 6 personave.
 
Kështu në pranga kanë rënë shtetasit Dritan Qesja 35 vjeç, Shyqyri Sallaci 53 vjeç, Ervis Hasankolli 30 vjeç, Eli Shabani, Aleks Kreci 36 vjeç dhe Ardjan Shurdha 42 vjeç.
 
Sipas policisë droga është gjetur e fshehur në trupin e Ardian Shurdhës, ndërsa janë shoqëruar për në polici edhe 5 shtetasit e tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në trafik dhe shitje të lëndëve narkotike
 
Materialet e sekuestruara nga policia i kanë kaluar prokurorisë së Korçës, për procedim penal ndaj të arrestuarve. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë