KORÇË - 880 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa janë bllokuar nga policia e Korcës mesditën e sotme, ndërsa në pranga kanë rënë katër trafikante.
Në afërsi të fshatit Dashar në Maliq, në një magazinë u gjet sasia e bimës narkotike, e cila ishte e ndarë në 30 thasë.
Në kuadër të këtij operacioni policia arrestoi Mario Voden 33 vjeç, Skënder Nakolecin 41 vjeç, Bledar Eminin 34 vjeç dhe Marsel Bakollarin 22 vjeç të katërt banues në Korçë.
Policia sekuestroi edhe dy automjete, ndërsa mësohet se ky grup ishte nën hetim prej muajsh. Operacioni i kolauduar Prita u finalizua nga strukturat e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Policisë Qarku Korçë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com