Korçë, sekuestrohet 207 kg drogë
në 2 makina, në kërkim drejtuesit

Korçë, sekuestrohet 207 kg drogë<br />në 2 makina, në kërkim drejtuesit
KORCE- Mbi 200 kilogramë kanabis janë sekuestruar gjatë orëve të vona të së shtunës në Korçë. Lënda narkotike është gjetur tek 2 automjete me targa greke në hyrje të Leskovikut.
 
Drejtuesit e dy makinave, një tip “Wolkswagen” dhe një “Benz” u larguan menjëherë duke lënë mjetet e tyre në rrugë, sapo kanë parë forcat e policisë.
 
Në mjetin tip “Wolkswagen” janë gjetur nga policia rreth 207 kg kanabis, ndërsa ende nuk është mundur të peshohet lënda narkotike, tek mjeti tip “Benz”, pasi dyer ishin të mbyllura.
 
Ende nuk dihet nëse drejtuesit e dy automjeteve kanë pasur lidhje me njëri-tjetrin, sa i takon transportit të lëndës narkotike, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre.
 
Redalsia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet

Pasojat e mungesës së jodit në organizëm, zbuloni produktet ku gjendet