KORCE - Numri i përdoruesve të drogës në qarkut e Korçës është trefishuar. Nëse para një viti shifra e përdoruesve të drogave të ndryshme arrinte në 300, këtë vit kjo shifër për rajonin juglindor ka shkuar në 1000 vetë.

Mbizotërues në përdorimin e drogave janë moshat nën 35 vjeç, por një numër të konsiderueshëm zënë dhe adoleshentët. Drejtues të këtij sektori në drejtorinë e policisë së Korçës bëjnë të ditur se rajoni juglindor vazhdon të mbetet një rajon tranzit i tregtimit të gjitha llojeve të drogave, duke u renditur edhe ndër të parët nga numri i përdoruesve.

Ndërkaq, një tjetër statistikë flet edhe për rritje të numrit të përdoruesve të drogave të forta si heroinë dhe kokainë. Ky fakt vërtetohet edhe me rritjen e numri të personave që kërkojnë ndihmë në spitalin e qytetit, ndërsa në mjaft raste janë dërguar drejt kryeqytetit për shërbim më të specializuar.

Numri i personave që po luftojnë përdorimin e drogës nëpërmjet marrjes së metadonit, është rritur, teksa aktualisht po ndihmën për të lënë drogën rreth 80 persona.

(Gre.M/Shqiptarja.com)