KORCE- Dhjetëra automjete janë detyruar të qëndrojnë në radhë të gjata në pikën e kolaudimit në qytetin e Korçës. Edhe pse në temperatura të ulëta, drejtuesit e automjeteve janë detyruar të qëndrojnë në radhë prej orëve të para të mëngjesit, si pasojë e fluksit të automjeteve.

Ndërsa pohojnë se kjo situatë përsëritet çdo fundvit, ata kërkojnë që të hapen edhe qendra të tjera në mënyrë që situata të kthehet në normalitet.

Kjo situatë përsëritet çdo fundvit, pasi muaji dhjetor është edhe afati i fundit për konktrollin teknik të automjeteve.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)