Atje ku zë fill historia e krijimit të shkollës së parë shqipe më 7 mars të vitit 1887 në Korçë, në Muzeun e Arsimit janë shtuar dokumente të rinj që pasurojnë historinë dhe plotësojnë mozaikun e krijimit të këtij institucioni i cili kishte misionin e përhapjes së arsimit në gjuhën shqipe.
Dokumente dhe shkrime të patriotit të njohur Nuçi Naçi i janë bashkangjitur tashmë këtij muzeu, Mësonjëtores së Parë Shqipe, i cili është një dëshmi e patjetërsueshme e rrugës së gjatë të arsimit shqiptar
Në ditën kur u mbushën plot 127 vite nga hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe, në ndërtesën historike nuk kanë munguar as vizitorët e shumtë të cilët kanë rikujtuar këtë ngjarje të shënuar.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com