KORCE- Një simpozium ndërkombëtar që kontribuon për ngritjen e Muzeut të Artit Bashkëkohor në Korçë, duke mundësuar njohjen me funksionin që ka vepra e artit në hapësirat e reja urbane do të mbahet në praninë e Ayla Turan, Turqi; Attila Rath Geber, Hungari; Antonis Myrodias, Greqi; Genti Tavanxhiu, Itali. Zhvillimi i tij bëhet në një ambient të propozuar nga bashkia e qytetit të Korçës dhe mundëson qytetarët të bëhen spektatorë në çfarëdo momenti të punës së skulpturës, të shikojnë sesi artistët një bllok guri e transformojnë pak nga pak në një vepër arti.

Në Simpoziumin e vitit 2014 do mbahen edhe laboratorë për fëmijët, në projektin “Të gdhendim të ardhmen“, mbështetur nga MK, prezantuar nga Genti Tavanxhiu.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)