KORÇE- FIER-  Një person, i kërkuar nga policia, për tentativë vrasjeje, është arrestuar mbrëmë nga policia e qarkut të Korçës. I arrestuari quhet Edmond Jonuzi dhe, disa muaj më parë, ka tentuar të vrasë me mjete të forta një 25 vjeçar nga po ky qytet.

 Ai kishte edhe të tjerë precedentë penalë. Kapja e tij ndodhi gjatë kontrollit që policia ka ushtruar mbrëmë në zona të ndryshme të qytetit të Korçës. Ndërkohë që në Fier u arrestua Eduard Kallmi i dënuar në Milano me 8 vite burg dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Redaksiaonline
(d.i/ar.sh/shqiptarja.com)