KORCE- Kryeplaku i fshatit Dërsnik në rrethin e Korcës, është arrestuar ditën e sotme. Iliaz Dine, ishte në kërkim që prej muajit shkurt të këtij viti për tentativë vrasje.

Disa muaj më parë, kryeplaku i fshtatit Dërsnik tentoi të vriste një polic kufitar pas një konflikti për movite pronësie.
 
Po kështu, Iliaz Dine ka qenë person me precedent penal, pasi edhe më parë ka qenë i dënuar me 4 vite heqje lirie për kultivim të lëndëve narkotike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)