KORCE- Në një kohë kur temperaturat kanë shënuar rënie të ndjeshme, në qytetin e Korçës rritet çmimi i druve. Familjet korçare vijojnë të përdorin drutë si alternativë ngrohjeje dhe gatimi edhe pse rritja e çmimit iu ka krijuar vështirësi të mëdha për sigurimin e tyre, sidomos pensionistëve.

Veç të tjerash, është krijuar dhe një përplasje mes bisneseve që merren me shitjen e druve të zjarrit dhe banorëve. Jashtë kamerave, bizneset mohojnë rritjen e çmimit, duke deklaruar se në fakt, ai është ulur për shkak të rënies së shitjes së tij.

Një situatë e tillë rëndon në gjendjen ekonomike të banorëve, të cilët detyrohen të blejnë lëndën drusore nga viti në vit me çmim më të lartë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)