KORÇE - Universiteti i Korçës “Fan Stilian Noli” ka hapur ditën e sotme dyert për këtë vit akademik 2013-2014.
 
Risia e këtij viti është se ky universitet pasurohet edhe me pesë programe të reja studimi, 4 programe studimi në nivelin e dytë master profesional dhe master  shkencor  dhe një program  studimi në  Bachelor në fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane duke e çuar numrin e programeve ne 45 programe studimi  gjithsej të diplomave të nivelit të parë, të dytë dhe të tretë, ç’ka ka bërë edhe  kërkesën e një angazhimi  më të lartë nga administrata e universitetit.

Sipas rektorit Gjergji Mero, ky universitet në fillim të vitit akademik do të ketë në dispozicion dhe shtesën e re të Fakultetit Ekonomik me tre sallla leksionesh, në mënyrë që të përballohet kapaciteti i studentëve.

Këtë vit akademik u ulën për herë të parë në auditorët e këtij universiteti rreth 1300 studentë, ndërkohë që 500 studentë do të ndjekin nivelin e dytë të studimeve master ndërsa mësimi do të zhvillohet në 5 godina . 
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)