KORCE- Një dyqan celularësh dhe dekoderash ka rënë pre e grabitësve në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës. Persona të paidentifikuar kanë shqyer fillimisht qepenin dhe më pas duke thyer xhamin e dyqanit kanë hyrë brenda tij duke marrë çdo gjë.
Ngjarja u shënua në lagjen numër 9 të qytetit, ndërsa ende nuk dihet se sa është vlera e dëmit të shkaktuar nga vjedhja e pajisjeve në këtë dyqan.
Ndërkaq blutë e Korçës kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com