Të paktën 200 banorë të fshatit Veliternë të Korçës kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Gjithçka është pasojë e vjedhjes së transformatorit të energjisë elektrike dhe pompës së ujit në stacionin e shpërndarjes së ujit. 

Kjo vjedhje është konstatuar vetëm pasi banorët u ankuan për mungesën e ujit. Gëzim Topçiu kreu i Bashkisë së Maliqit thotë se dëmi kap shifrën prej 5 milionë lekë të vjetra, por ndërhyrja është emergjente. 

Dyshohet se personat ende të paidentifikuar mund ti kenë vjedhur këto pajisje për ti shitur për skrap, ndërsa në stacionin e ujësjellësit nuk ka asnjë person që të mbajë përgjegjësi për ruajtjen e tyre.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)