Korçë, vijon prerja pa kriter
e pyjeve për lëndë drusore

Korçë, vijon prerja pa kriter<br />e pyjeve për lëndë drusore
KORCE- Fenomeni i prerjes së pyjeve në mënyrë të paligjshme për lëndë drusore vijon të masakrojë kurorën e gjelber të qarkut të Korçës. Subjekte apo individë të licensuar apo jo, ashtu si çdo vit dhe në çdo sezon, vijojnë të shkatërrojnë dhe presin drurë të çdo përmase, ndërsa masat ndaj tyre nuk kanë mundur që t’i parandalojnë ata për të mos prerë këto pyje.
 
Një problem i tillë ka përfshirë prej vitesh edhe pyjet e komunës së Vithkuqit ku sipas kryetarit të kësaj komune, prerja e druve është shumë evidente sidomos në pyllin e Sherës, pavarësisht masave të marra prerja vazhdon sërish.
 
Nga ana tjetër, Panariti e lidh këtë problem edhe me atë se, “jo të gjitha sipërfaqet pyjore administrohen nga komuna Vithkuq, çka do t’i detyronte ata që t’i mbronin pyjet”.
 
Sipas tij komuna ka nën administrim vetëm një pjesë të vogël të pyjeve, e cila është e pashfryteëzueshme, ndërsa janë bërë përpjekje të vazhdueshme për marrjen nën administrim të zonave të shfrytëzueshme, çka do të sillte me tepër të ardhura për komunën dhe banorët.
 
Fenomeni i prerjes së paligjshme të druve është mjaft shqetësues edhe në shumë zona të tjera, si në zonat malore të Devollit, në zonën turistike të Dardhës, në zonën e Lozhanit, etj.
 
Ndërsa Drejtoria e Shërbimit Pyjor duket e pafuqishme përballë kësaj masakre ndaj pyjeve, pavarësisht masave apo gjobave të vendosura.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!