Korçë, virozat tejmbushin
spitalin me fëmijë

Korçë, virozat tejmbushin<br />spitalin me fëmijë
KORÇE - Luhatja e vazhdueshme e temperaturave ka shtuar rastet me viroza të sitinës në pediatrinë e qytetit të Korccës. Çdo ditë, trajtohen tek mjeku rreth 25 pacientë të vegjël, me simtoma të ndryshme, si kollë, tështimë, dhimbje fyti dhe temperaturë.

Sipas pediatrit Luan Belortaja, më të prekur mbeten fëmijët e moshës 0-6 vjecc, ndërkohë që virozat në këtë grupmoshë favorizohen dhe nga qëndrimi në ambjente të përbashkëta, si ccerdhet, kopshtet dhe shkollat. Në këto kushte, mjekët këshillojnë prindërit për kujdes të veccantë, kryesisht në veshjen e fëmijës, por dhe në higjenën vetjake, si dhe të ambjentit.

“Ka rreth një javë që në pediatri paraqiten fëmijë me temperaturë të lartë, kollë dhe dhimbje fyti. Një pjesë e fëmijve vijnë me komplikacionet e gripit, me bronkopneumoni dhe grykë. Më tepër komplikacion paraqesin fëmijët e moshës 1-2 vjecc.

Prindërit duhet të kenë kujdes për fëmijët që janë në kolektiv, ndërsa këshillohet dhe përdorimi i lëngjërave”, shprehet mjeku pediatër Luan Belortaja. Në spital trajtohen ata fëmijë që paraqiten me komplikancione të gripit, ndërsa pjesa tjetër pas marrin mjekim kurohen në shtëpi nga mjeku i familjes.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 01.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi