Deputeti demokrat Korab Lita mohoi se ka kërcënuar kryetaren e grupit Demokrat Rudina Hajdari. Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Lita u shpreh se nuk ka debatuar dhe kërcënuar asnjëherë Hajdarin.
"Ajo ia adresoi shqetësimin kryetarit të Kuvendit, që është njeriu kompetent. Unë jam koleg me Hajdarin dhe nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend'. Por a kanë pasur debate dhe a e keni kërcënuar? "Jo! Unë me zonjën Hajdari takohemi për ditë në zyrë.
Herën e fundit jemi takuar para dy ditësh ditën e mbledhjes dhe nuk kemi debatuar. Nuk kam informacion se zonja Hajdari është kërcënuar. Nëse ka terren për kërcënim, edhe unë jam deputet, mund të kërcënohem edhe unë" tha ai.
I pyetur mbi deklaratat e Rudina Hajdarit në 15 Tetor se Lita ka kërcënuar edhe deputeten Fation Dhimitri, ai u shpreh se "Në gjaknxehtësi e sipër thuhet, por ne jemi kolegë dhe nuk ka asnjë problem" tha ai.
Prononcimi i plotë i Korab Litës
A ka pasur një kërcënim tuajin apo të kolegëve tuaj për zonjën Hajdari sikur ajo pretendon se është kërcënuar me jetë?
Unë jam koleg me zonjën Hajdari jam deputet si zonja Hajdari dhe nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend, përgjigjen strukturat e sigurisë.
Keni pasur debate?
Jo, unë jam koleg me të.
A i keni shkuar në zyrë?
Unë dhe zonja Hajdari jemi kolegë e shkojmë e takohemi në zyrë për ditë.
Kur jeni takuar me të për herë të fundit?
Ditën e mbledhjes, para dy ditësh.
Keni debatuar, e keni kërcënuar?
Jo!
Ajo pretendon në një status pak ditë më parë se se zoti Lita me gangsterët e tij kanë kërcënuar edhe deputeten Fationa Dhimitri.
Në gjaknxehtësi e sipër thuhen këto gjera, por nuk ka problem, ne jemi kolegë...
Keni informacion se zonja Hajdari është kërcënuar?
Jo, unë nëse ka terren për kërcënim jam njësoj si zonja Hajdari mund të jem i kërcënuar edhe unë.
Por ju nuk keni qenë?
Jo.
Lajmi kryesor: