Hajdari: Më kërcënuan në Kuvend, merrni masat para se të ketë viktima! Karamelo për Report Tv:E bëri Korab Lita

TIRANE-Kryetarja e grupit demokrat në Kuvendin e Shqipërisë Rudina Hajdari denoncoi sot në foltoren e Kuvendit në nisje të seancës plenare se është kërcënuar në zyrë në Kryesinë e Kuvendit. Hajdari nuk e tregoi emrin e personit që e ka kërcënuar, por kërkoi që të merren sa më shpejt masat që deputetët të kontrollohen para se të futen në Kryesinë e Kuvendit dhe nuk duhet të lejohen me njerëz të tjerë si përforcime, përpara se të ketë viktima në parlament. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Ruçi iu përgjigj duke thënë se shkresën ia ka dërguar ministrit të Brendshëm për të marrë masa për sigurinë e saj.

Por a ka lidhje kërcënimi i vajzës së Azem Hajdarit me atë që po ndodh në grupin Demokrat? Deputeti Ligoraq Karamelo tha ekskluzivisht për Report Tv se deputeti që e kërcënoi është Korab Lita. "Po, e ka kërcënuar Korab Lita" u shpreh Karamelo për Report Tv. Por deputeti Korab Lita e mohoi një gjë të tillë duke thënë se nuk kanë debatuar dhe se nuk e ka kërcënuar Hajdarin.

Por në datë 15 Tetor Rudina Hajdari tha i është ushtruar presion pikërisht nga Korab Lita dhe se ka edhe pamje të Kuvendit të cilat ajo do t'i çojë në prokurori, që e faktojnë këtë pretendim. Nuk dihet nëse deklarata e sotme e Hajdarit lidhet me këtë rast apo ndonjë tjetër, por debati brenda këtij grupi për drejtimin ende vijon. 

Korab Lita që pretendon drejtimin tha sot se nuk i pranoi pesë deputetët e rinj që kërkuan të bëhen pjesë, por Rudina Hajdari pak ditë më parë tha të kundërtën. Ditën e enjte Rudina Hajdari u shpreh se grupi u zerua dhe u konstituua me anëtarët e rinj. "Grupi Demokrat është zeruar dhe ka anëtarë të rinj" tha ajo ditën e enjte, por Korab Lita deklaroi sot se këta pesë deputetë nuk janë pranuar.

Deklaratat në Kuvendin e Shqipërisë
Korab Lita:
Ju e shkelët rregulloren, pasi ju duhet të bënit vetëm lajmërimin dhe jo interpretimin. Grupi Demokrat ka marrë në konsideratë kërkesat për anëtarësime të reja në grupin parlamentar dhe grupi i mbledhur në datë 24 tetor vendosi të mos pranojë kërkesën e deputetëve për anëtarësimin, do të vijojë të ketë nëntë anëtarë. Me 5 vota pro dhe 3 kundër, u vendos që të mos pranohet asnjë anëtar i ri në grupin Demokrat, do të vijojë të jetë me 9 anëtarë.

Rudina Hajdari: Para pak ditësh u dërgova një shkresë për një kërkesë që të siguroni ambientet e Kuvendit dhe të Kryesisë. Nuk mund të ndodhë sot, që në 2019 që deputetët të kërcënohen. E papranueshme që një femër të kërcënohet. Kam pasur raste që në zyrën time kur persona më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë kërcënuar.

Nuk mundet të ndodhë më, ka ikur ajo kohë. Ju lutem, merrni masat para se të kemi ndonjë viktimë këtu në parlament. Sikur janë masat para Kuvendit, masat të jenë në kryesinë e kuvendit, asnjë deputet nuk duhet të hyjë pa u kontrolluar, nuk duhet të marrë përforcime me njerëz të tjerë dhe të shantazhojë. Ju lutëm të merren masat sa më shpejt të jetë e mundur.

Gramoz Ruçi: Zonja Hajdari e kam marrë shkresën tuaj dhe e kam adresuar, u kam kërkuar punonjësve të shërbimit që brenda godinës së kryesisë së Parlamentit punonjësit të bëjnë detyrën dhe në mënyrë të posaçme ia kam përcjellë kërkesën, ministrisë së Brendshme, që të merren masat. I zgjidhni problemet (brenda grupit demokrat) si të doni ju kush largohet nga një grup parlamentar është e drejtë e tyre. Me këtë punë nuk ka punë as kryetari i parlamentit as seanca e kuvendit.

Prandaj problemet që keni brenda vetes i zgjidhni sipas rregullave demokratike. Murrizi lidhur me kohën, kjo është rregullorja e Kuvendit që e kemi miratuar bashkarisht. Do të vazhdojë të zbatohet rregullorja e Kuvendit. Mandati jonë është formal dhe jo hallet e qytetarëve. Sa i përket problemit të dytë keni të drejtë. Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin duhet të jetë prezent dhe duhet të mbajë shënim çdo gjë dhe  çdo problem. Nëse keni një kërkesë për kryeministrin depozitojeni


Lajmi kryesor:

Deputetët 'qajnë' hallet e popullit, Gjoni-PS-së: Ndryshojmë sistemin dhe po patët këllqe futemi në zgjedhje në pranverë (VIDEO)


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:02
Ekskluzive/ Report Tv zbulon se kush ishte deputeti që kërcënoi Rudina Hajdarin


Rudina Hajdari denoncoi sot se është kërcënuar në zyrë në Kuvend, por nuk tregoi se kush ishin autorët. Report Tv mëson se personi që e kërcënoi vajzën e Azem Hajdarit është deputeti Korab Lita.

Lajmi konfirmohet për gazetarin e Report Tv Elis Memelli nga deputeti Ligoraq Karamelo. "Po, e ka kërcënuar Korab Lita" është shprehur Karamelo për Report Tv. Denoncimin dhe akuzat mbi Litën, Rudina Hajdari i bëri që në 15 Tetor, ku tha se ka edhe pamje të cilat do i dërgojë në prokurori.

Ndërkohë që sot në Kuvend theksoi se i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit për marrjen e masave. Por Lita, i cili sipas Karamelos është deputeti që kërcënoi Hajdarin, e ka mohuar një gjë të tillë në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit.

Ora 12:48
Korab Lita: Nuk e kam kërcënuar unë Rudina Hajdarin! Akuzat? Ishte gjaknxehtë (VIDEO)

Deputeti demokrat Korab Lita mohoi se ka kërcënuar kryetaren e grupit Demokrat Rudina Hajdari. Në një prononcim për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Lita u shpreh se nuk ka debatuar dhe kërcënuar asnjëherë Hajdarin.

"Ajo ia adresoi shqetësimin kryetarit të Kuvendit, që është njeriu kompetent. Unë jam koleg me Hajdarin dhe nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend'. Por a kanë pasur debate dhe a e keni kërcënuar? "Jo! Unë me zonjën Hajdari takohemi për ditë në zyrë.

Herën e fundit jemi takuar para dy ditësh ditën e mbledhjes dhe nuk kemi debatuar. Nuk kam informacion se zonja Hajdari është kërcënuar. Nëse ka terren për kërcënim, edhe unë jam deputet, mund të kërcënohem edhe unë" tha ai.

I pyetur mbi deklaratat e Rudina Hajdarit në 15 Tetor se Lita ka kërcënuar edhe deputeten Fation Dhimitri, ai u shpreh se "Në gjaknxehtësi e sipër thuhet, por ne jemi kolegë dhe nuk ka asnjë problem" tha ai.

Prononcimi i plotë i Korab Litës
A ka pasur një kërcënim tuajin apo të kolegëve tuaj për zonjën Hajdari sikur ajo pretendon se është kërcënuar me jetë?
Unë jam koleg me zonjën Hajdari jam deputet si zonja Hajdari dhe nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend, përgjigjen strukturat e sigurisë.

Keni pasur debate?
Jo, unë jam koleg me të.

A i keni shkuar në zyrë?
Unë dhe zonja Hajdari jemi kolegë e shkojmë e takohemi në zyrë për ditë.

Kur jeni takuar me të për herë të fundit?
Ditën e mbledhjes, para dy ditësh.

Keni debatuar, e keni kërcënuar?
Jo!

Ajo pretendon në një status pak ditë më parë se se zoti Lita me gangsterët e tij kanë kërcënuar edhe deputeten Fationa Dhimitri.
Në gjaknxehtësi e sipër thuhen këto gjera, por nuk ka problem, ne jemi kolegë...

Keni informacion se zonja Hajdari është kërcënuar?
Jo, unë nëse ka terren për kërcënim jam njësoj si zonja Hajdari mund të jem i kërcënuar edhe unë.

Por ju nuk keni qenë?
Jo.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut

Dëshmia e rrallë e ish-oficerit, që natën e 18 dhjetorit 1981, u mor nga Ministria dhe u caktua te vila e Mehmet Shehut