Korcë, muzeu Oriental
“Bratko” drejt degradimit

Korcë, muzeu Oriental <br />“Bratko” drejt degradimit
KORCE - Në Muzeun Oriental “Bratko” në Korcë, në të cilin ekspozohen objekte dhe fotografi të kulturës orientale, që datojnë prej vitit 1800 kanë filluar të shfaqen shenjat e para të degradimit të ndërtesës.

Suvaja në pjesën e jashtme të ndërtesës ka filluar të bjerë, ndërkohë që lagështia ka depërtuar dhe në brendësi, kryesisht në pjesën e tavanit.

Në këtë muze janë të ekspozuara rreth 400 objekte artistike të kultures japoneze, kineze, koreane, indoneziane, si dhe fotografi të ndryshme ku dëmtimi i tyre do të përbënte një humbje për fondin kulturor.

Situata është vështirësuar edhe më shumë gjatë periudhës së dimrit, ndërkohë që ndërhyrja me restaurim sipas përgjegjësve të muzeut oriental kufizohet nga mungesa e fondeve.

Muzeu Oriental “Bratko”, i ka hapur dyert rreth 11 vjet më parë dhe është një dhuratë, që fotografi shqiptaro-amerikan, Dhimitër Mborja, me karrierë të admirueshme në Hollivud i bëri Korcës, qytetit të tij të lindjes.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset