Korcë, të pamjaftueshme
rezervat e gjakut në spital

Korcë, të pamjaftueshme <br />rezervat e gjakut në spital
KORÇE - Banka e gjakut pranë Spitalit Rajonal të Qytetit të Korçës, prej muajsh vuan mungesën e gjakut për t’iu ardhur në ndihmë pacientëve të sëmurë.

Problematik mbetet grupi zero pozitiv, pasi në qendër nuk ka pothuajse asnjë rezervë të tij. Mungesa e theksuar e rezervave të gjakut ka ardhur për faktin se numri i atyre, që dhurojnë gjak vullnetarisht ka rënë ndjeshëm, ndërkohë që dhe numri i qytetarëve që dhurojnë gjak kundrejt pagesës është tepër i vogël.

Në kushtet aktuale qendra e ka të vështirë të plotësojë nevojat e të sëmurëve, ndërkohë që nga mjekët apelohet për ndihmë.


Edhe pse vazhdimisht për ndërgjegjësimin e qytetarëve janë organizuar një sërë aktivitetesh sensibilizuese, interesi i qytetarëve për të dhënë ndihmë mbetet i ulët. Numërohen vetëm 22 dhurues vullnetarë, që dhurojnë gjak vullnetarisht.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi