Korça ndër destinacionet e preferuara, bujtinat vizitohen në çdo stinë nga turistë vendas dhe të huaj (VIDEO)

Korça, qyteti i qeshur dhe plot jetë, mbetet padyshim destinacioni kryesor i turistëve për të kaluar momente të bukura në çdo kohë. Një udhëtim në Korçë për një fundjavë apo edhe disa ditë më shumë, do të ishtë zgjedhja e duhur në të gjitha stinët e vitit.

E bukur dhe plot gjallëri, ku çdo vend, rrugicë apo dritare të buzëqesh dhe të fton të ndjesh ngrohtësinë dhe paqen që ky qytet ofron.

Mikpritja e korçarëve, serenatat si dhe gatimet tradicionale, krijojnë një panoramë të mrekullueshme për qytetin juglindor. Ajo që e bën Korçën të veçantë është qetësia ndërsa pamjet e qytetit ndryshojnë nga një lagje në tjetrën. Është pazari i ri i Korçës siç është quajtur që prej krimit të tij ai që më shumë tërheq turistët.

Ata janë çdo vit e më të shumtë, të bindur se në Korçë do të gjejnë diçka ndryshe nga çfarë kanë parë në qytetet e tjera.

Unikale për Korçën janë edhe bujtinat të cilat kanë një arredim të në një stili mjaft të veçantë e tradicional, gjë që sjell zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në cdo stinë.

Bujtinat janë ndërtesa me arkitekturë tradicionale, me dhoma të rehatshme dhe një dhomë pritjeje më atmosferë të ngrohtë pranë oxhakut.

Një ambjent relaksi ku mund të shijohet mëngjesi me specialitetet e zonës si petkat, trahanaja, e duke kaluar momente të këndshme në shoqërinë e çajit, kafes si dhe të ëmbëlsirave.

Turistët që i vizitojnë bujtinat e Korçës janë të shumtë, jo vetëm nga qytete të Shqipërisë por edhe nga vende të ndryshme të botës. Kënaqësia që ata marrin nga qëndrimi në ambjentet e bujtinave i bën ato më të preferuarat e tyre dhe për këtë shkak vendosin të rikthehen përsëri.

Dy prej pushuesve kanë treguar arsyen se përse bujtinat janë të preferuarat e tyre dhe çfarë i bën ato kaq të veçanta për Korçën.

Ne kemi ardhur nga Tirana. Mendoj që bujtinat janë karakteristike dhe të veçanta. Ka më shumë ngrohtësi dhe marrëdhëniet janë më të hapura.

Bardhyl Këllezi, turist

Janë të veçanta. Shoh një pastërti dhe rregull që nuk e shoh në qytetet e tjera. 

Nexhla Këllezi, turiste 

Magneti që ngre adrenalinën e pushuesve mbeten sendet e hershme të vendosura në mur, rrugicat e vjetra si edhe oxhaku që ngroh ambjentin e bujtinave të Korçës.

Report Tv ka biseduar me Olsi Xhamballon, pronarin e një prej bujtinave të Korçës, i cili me shumë kënaqësi na ka treguar idenë e hapjes së bujtinës, mënyrën e të ofruarit të mëngjesit me gatime tradicionale si edhe përshtypjet e turistëve që tashmë janë kthyer në klientë besnikë.

Kam marrë eksperiencë nga emigracioni. E preferojnë shumë. Që nga fjala bujtinë tregon që ka shumë mikpritje. Bujtina është e vjetër dhe kjo gjë i tërheq më shumë turistët. Turistëve i pëlqejnë shumë petullat e fshira, petullat apo edhe trahanaja. Në verë ka shumë turistë të huaj, pastaj në dimër më shumë ka turistë vendas. 

 Olsi Xhamballo, pronar bujtine

Korça mund të quhet tashmë edhe qyteti i bujtinave, krahas epiteteve të ndryshme të marra deri më sot. Pa lënë mënjanë faktin që ky qytet njihet si qyteti i serenatave, artit, kulturës dhe traditës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja