Korça është përfshirë nga reshjet e dëborës, që po bien me intensitet mesatar. Dëbora ka përfshirë edhe Qafë Pllocën dhe Qafën e Qarrit ku deri më këto momente trashësia e borës ka shkuar nga 2 deri në 5 cm.
Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale akset momentalisht nuk paraqesin probleme ndërsa bëjnë me dije se mjetet kontraktore ndodhen në terren për mbarëvajtjen e situatës.
Ndërkohë sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes maksimal në të gjitha akset pasi rrugët kanë prezencë të borës dhe lagështisë.
Lajmi kryesor:
Ulen temperaturat, nisin reshjet e dëborës në Kukës, Korçë dhe Librazhd
