Korçarët 'kopracë' kanë shtëpitë më të vogla në vend, durrsakët duan sipërfaqe të mëdha

Korçarët 'kopracë' kanë shtëpitë më të vogla në vend, durrsakët duan sipërfaqe të mëdha

Foto nga Korça

Korçarët mjaftohen që të jetojnë në shtëpi me sipërfaqe modeste.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, 14% e familjeve korçare jetojnë në shtëpi me sipërfaqe më të vogël se 50 metra katror.

Numri i  familjeve korçare që jetojnë në shtëpi të vogla u rrit në 2018-n, nga 11.8% në 13.9%.

Nga ana tjetër durrsakët janë ata që preferojnë që shtëpitë t’i kenë të mëdha.

Familjet në Durrës kanë përqindjen më të lartë në vend, që jetojnë në shtëpi me sipërfaqe më të madhe se 130 metra katror.

Në 2018-n 10.4% e familjeve në Durrës jetojnë në shtëpi me hapësira të mëdha.

Familjet e Tiranës në vitin 2018, për shkak edhe të çmimeve, po jetojnë gjithnjë e më shumë në shtëpi me sipërfaqe më të vogla.

Sipas agjencive të pasurive të paluajtshme çiftet e reja kërkojnë të blejnë në afërsi të qendrës, por për shkak të çmimeve kufizohen në sipërfaqe.

Kështu të dhënat tregojnë se përqindja e familjeve në Tiranë që jetojë në një shtëpi me sipërfaqe 50-90 m2 u rrit nga 48% në 2017-n në 50.1%, ndërsa pesha e familjeve që jetojnë në shtëpi me sipërfaqe 90-130 m2 dhe mbi 130 m2 shënoi rënie.

Në vitin 2018, 52,2% e familjeve në Shqipëri jetojnë në banesa, sipërfaqet e të cilave janë nga 51 në 90 m2 .

Banesat sipërfaqet e të cilave variojnë nga 91-130 m2 , renditen në vendin e dytë për sa i përket përqendrimit të familjeve që jetojnë në to, 33,9%.

Në vitin 2018, përqindja më e lartë e familjeve të cilat jetojnë në banesa sipërfaqja e të cilave varion nga 51-90 m2 është regjistruar në qarkun Kukës (61,7%), ndërsa në qarkun Elbasan është regjistruar përqindja më e lartë e familjeve (39,6%) që jetojnë në banesa me sipërfaqe 91 – 130m2 .

Gjatë viteve është regjistruar një rritje e përqindjes së familjeve të cilat jetojnë në banesa,  sipërfaqja e të cilave është mbi 90 m2 .

Nga viti 2016 në vitin 2018, për qarkun e Lezhë, vihet re një ulje prej 4.9 pikë përqindje e familjeve të cilat jetojnë në banesa me sipërfaqe me më pak se 50m2 .

Në qarqet Fier, Tiranë dhe Durrës janë regjistruar rritjet më të larta të familjeve që jetojnë në banesa me më shumë se 130m2./Monitor.

Foto nga sipërfaqja e banesës së qytetarëve në qarqe

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja