Korçari me 5 mijë euro kokainë në çantë, kapet mat në lokalin e fshatit (Emri)

Korçari me 5 mijë euro kokainë në çantë, kapet mat në lokalin e fshatit (Emri)

Kokaina e sekuestruar në çantën e korçarit

Policia e Korçës ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm një 35 vjeçar të identifikuar si Ervis Bode, gjatë kontrollet një lokal të fshatit Libonik-Maliq.

Këtij shtetasi i janë sekuestruar brenda çantës së tij personale, 52.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. Nëse droga do shitej në treg, vlera e saj shkon në 5 mijë euro.

Ja droga që u sekuestrua në lokalin e fshatit Libonik

Veprimet e mëtejshme proceduriale u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Prodhimi e shitja e narkotikëve".

Kontrollet e policisë kanë për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet