Korçari vullnetar kthen lagjen në mozaik ngjyrash, pikturon rrugët dhe mbjell lule: Çdo ditë pastrojmë, njerëzit të mos hedhin as mbeturinat, as bishtat e cigareve

Tomor Hoxha banon në lagjen 14 të qytetit të Korçës. Prej 5 vitesh, me ndihmën e fqinjëve ka ndërmarrë nismën qytetare për të mirëmbajtur hapësirën publike. Kjo lagje merr forma dhe ngjyra të ndryshe nga viti në vit. Tomori pikturon rrugët me motivacione të larmishme si dhe mbjell shumëllojshmëri lulesh.

Ai tregon për Report Tv se punët publike kryhen me kontributin vullnetar të banorëve, pa asnjë financim nga bashkia.

"Më pëlqen të bëj gjëra të bukura për lagjen time. Më jepet për këto punë. Me këtë komshiun blemë lule fillimisht dhe vazhduam me të tjerat. Sa të jem unë kjo iniciativë do të vazhdojë. Kjo imponon dhe qytetarët ta mbajmë pastër ambientin", tha Tomor Hoxha.

Në nismën e tij Tomori gjeti dhe mbështetjen e Rami Sulellarit, një ish-ushtaraku në pension.

"Çdo ditë ne pastrojmë rrugën dhe njerëzve u është krijuar ideja qe të mos hedhin asnjë mbeturina as bishtat e cigareve. Është e vështirë se do lek, do investime që të vazhdojë se deri tani ne e kemi mbajtur me buxhetet tona familjare", tha Rami Sulellari.

Lagjja 14 në Korçë është një mozaik ngjyrash dhe model pastërtie.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 22/09/2022 08:05

    BRAVO ,JE TAMAM QYTETAR,, korca eshte e bukur dhe e zhvilluar se ka njerez te mire,,,nuk ka maloke atje si ketu ne tirane qe hedhin mbeturinat neper rruge..e kane qelbur tiranen,,..shteti dhe bashkia duhet te vendose gjoba kush hedh mbeturina neper rruge....dhe neper shkolla duhen mesuar nxenesit te mos hedhin shishet e letrat ne ambient por ti hedhin ne koshin e plehrave...

    Përgjigju
  • Dea: 21/09/2022 20:58

    Bravoooo e madhe !!! Njerez si ky i duhen qyteteve si kryetare jo Veliaj&co

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21