Korçë, 100 vjetori pa
“Shtëpinë e Flamurit”

Korçë, 100 vjetori pa <br />“Shtëpinë e Flamurit”
KORCE - Shtëpia e Flamurit, ku në 1916 u shpall krahina autonome e Korçës do t’i mungojë 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Pavarësisht premtimeve për rindërtimin e saj, për t’ju bashkuar sërish monumenteve të kulturës, duket se kjo gjë nuk do të ndodhë. E vetmja pamje që ofron dhe do të ofrojë në 28-29 nëntor shtëpia e flamurit është një gërmadhë. Kryetari i bashkisë së Korçës, Niko Peleshi pohon se bashkia nuk mund të ndërhyjë nëse nuk përfundojnë të gjitha procedurat nga institucionet përkatëse.

Ndërkohë, drejtoresha e Monumenteve të Kulturës Kombëtare në qytetin e Korçës, Jorida Nemacka bën të ditur se projekti për rindërtimin e Shtëpisë së Flamurit ka përfunduar dhe pritet vetëm miratimi i tij.

Duket se gjithçka ka ngelur tek firma e Këshillit Kombëtar të Restaurimit. Deri sa kjo të ndodhë shtëpia e krahinës autonome do të vijojë të mbetet një gërmadhë. Shtëpia e Flamurit u shemb mbrëmjen e 16 gushtit dhe sipas prokurorisë shembja ka qenë e qëllimshme.

(Su.Fu/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi