KORÇË - Plagosja me kallashnikov e 14-vjeçarit ishte aksidentale, pasi babai i tij i dehur donte të vriste bashkëshorten. Policia sqaron ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Pojan të Korçës, ku thotë se 47-vjeçari Romi Nako ka pasur një konflikt të çastit me gruan e tij 43-vjeçare me inicialet E.N. Debati është zhvilluar ndërsa Nako ishte në gjendje të dehur, e në nxehje e sipër ka tentuar të vrasë me armë zjarri gruan. Por djali 14-vjeçar i ka dalë para të ëmës për të ndalur ngjarjen tragjike, e për pasojë ka marrë një plumb në pjesën e gjurit. Policia e cila ka arrestuar autorin thotë se Romi Nako ishte konfliktuar me gruan e tij për motive të dobëta.
14-vjeçari me inicialet P.D mori fillimisht ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës por tashmë ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Ndërkohë, policia sekuestroi në banesën e çiftit Nako në Pojan një arma zjarri automatike me 29 fishekë, katër krehra dhe gëzhojën e fishekut me të cilën u qëllua. Po ashtu policia gjeti gjatë kontrollit në banesë edhe 190 copë fishekë luftarakë.

47-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Korçës për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” .
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com