KORÇË- Një 23-vjeçar, drejtuesi i automjetit që u përfshi dje në aksidentin në aksin “Korçë-Devoll” është arrestuar nga policia.
23-vjeçari K. H., ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Hyundai” ka përplasur një mjet tjetër, ku për pasojë humbi jetën 36-vjeçari Elvis Mizaku nga fshati Terovë, si edhe pesë të tjerë mbetën të plagosur.
Pas përplasjes, 36-vjeçari mbeti i bllokuar në makinë për disa minuta dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip "Hyundai", i 23-vjeçarit. Ai i është nënshtruar testit të alkoolit dhe ka rezultuar negativ.