Dy të vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci i trishtë i dy aksidenteve në vend, pasditen e kësaj të diele (4 shkurt).
Aksidenti i parë u shënua rreth orës 17:20 minuta në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Belorta, ku dy makina u përplasën kokë më kokë e për pasojë ndërroi jetë një 36-vjeçar dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur.
Viktimë mbeti Elvis Mizaku nga fshati Terovë, i cili po udhëtonte me një makinë tip Volkswagen. 36-vjeçari mbeti i bllokuar në makinë për disa minuta dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë, por nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ndërsa makina me të cilën u përplas drejtohej nga një 23-vjeçar me iniciale K.H, i cili udhëtonte me një mjet ‘Hyundai’. I riu mbeti i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën. Të plagosur mbetën edhe pasagjerët që ishin në makinën e 23-vjeçarit, shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit mund të jetë parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit tip "Hyundai", shtetasit K. H dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Ndërkohë 23-vjeçari i është nënshtruar testit të alkoolit dhe ka rezultuar negativ.
Pak orë më vonë, rreth orës 21:30, një aksident i rëndë u shënua në aksin rrugor "Librazhd-Perrenjas", ku makina me disa të rinj, doli nga rruga ne vendin e quajtur Ura e Dragostunjës.
Për pasojë ka humbur jetën Dorian Belba, 18 vjeç, ndërsa janë plagosur Meglind Zeneli, 21 vjeç, Gerald Verçani 19 vjeç dhe Janikos Shyti 20 vjeç.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. Drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e plagosur u transportuan për ndihmë mjekësore në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Qafë-Thanë në vendin e quajtur mbikalimi i trenit në Dragostunjë. Një makinë tip Benz me targa AB297FX, me drejtues Meglind Zeneli ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë një ka ndërruar jetë dhe janë plagosur 3 persona.
Për pasojë ka humbur jetën Dorian Belba, ndërsa janë plagosur Meglind Kristo Zeneli, Gerald Agim Verçani dhe Janikos Shyti.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. Drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e plagosur u transportuan për ndihmë mjekësore në spital dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Të gjithë të aksidentuarit janë nga fshati Qukës-Shkumbin, nga Bashkia Prrenjas.
Elvis Mizaku, 36 vjeç, është viktima e aksidentit tragjik në aksin Korçë-Bilisht. 36-vjeçari ishte drejtues në një nga makinat të cilat u përplasën kokë më kokë.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.
Komente


Vendosni kamera,,dhe gjoben per shpejtesi dergojani ne shtepi,,si ne gjermani,,kur do behemi shte,,t,mor hajdute te poshter ,,,qeveritare te ndyre,qe edhe leket e kamerave i vidhni.,,po na vdesin te rinjte se do te vjedhe edi rama me banden e tij..ptu..
Përgjigjupse mo meglind ja shton hallet babit pse?
Përgjigju