Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Maliq të Korçës. Burimë bëjnë me dije se ai jetonte i vetëm, ndërsa në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se viktima A.L., nga të dhënat e para njihej si përdorues i lëndëve narkotike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 39-vjeçarit.
Një ekspertizë më e detajuar do të zbulojë nëse viktima ndërroi jetë nga mbidoza e drogës apo ndonjë shkak tjetër.