KORÇË- Një 36 vjeçar nga Tirana është gjetur i pajetë brenda një banese të marrë me qira në lagjen nr.12 të qytetit juglindor. 

Sipas policisë, i ndjeri O.R, ka humbur jetën për shkaqe natyrale dhe në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. 

Nga këqyrja paraprake e trupit  nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.  

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.