Korçë/ 50-vjeçari goditet me levë në kokë pas konfliktit në rrugë, policia vihet në kërkim të autorit (VIDEO)

KORÇË- Një 50 vjeçar është plagosur në kokë pas një konflikti të ndodhur në lagjen 14 të qytetit të Korçës. I plagosuri është Viktor Hoxhallari, ku sipas policisë ai është goditur me levë në kokë nga personi me të cilin ishte konfliktuar. I plagosuri është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit i cili është identifikuar nga i plagosuri.

Ndërkohë për Report Tv ka folur edhe djali i të plagosurit duke thënë se e kishte gjetur babai të gjakosur në afërsi të një menze.

"Nuk e di pse e ka goditur. Ai person ka qenë edhe më parë në burg, emrin ja kam dhënë policisë kam patur edhe herë të tjera probleme me të. Është i sëmurë ai është budalla. Më tha me pas babai kush e kishte goditur. Babai kishte vajtur ne menzë që të hante, por ai e kishte sulmuar. i ka qepur kokën doktori ndërsa tashmë ai është me ilaçe me serum." tha djali i Viktor Hoxhallarit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur