Qindra hektarë toke bujqësore në komunën e Vreshtasit janë përmbytur për të disatën herë duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët.
 
Rreth 650 familje të kësaj komune të cilat ekonominë e tyre familjare e kanë mbështetur tek kultivimi i tokës bujqësore këtë vit nuk do të mund të sigurojnë asnjë të ardhur si pasojë e ujit që ka vërshuar duke përmbytur të mbjellat.
 
Sipas të dhënave rreth 500 hektarë tokë bujqësore të fushës së Maliqit janë përmbytur për të disatën herë, ndërsa sipas fermerëve dëmet janë të konsiderueshme dhe vijnë si shkak i mospastrimit të kanaleve kulluese.

Ndërkaq bordi i kullimit ka marrë masat për të ndërhyrë në këtë pjesë të fushës, por pavarësisht pastrimit periodik të kanaleve kullues, specialistët sqarojnë se sipërfaqja e përmbytur vjen për shkak të llojit të tokës dhe nivelit të saj.

Përveç sipërfaqeve të përmbytura në komunën Vreshtas, uji ka pushtuar edhe sipërfaqe të tjera në komunat Pojan e Libonik.
 
Rerdaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)